Skënder Brataj pritet me duartrokitje nga urgjenca në ditën e parë të punës pasi mposhti COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur coronavirusi trokiti në derën e drejtorit të urgjencës kombëtare mjekësore, afro një muaj më parë, Skënder Brataj thotë se e dinte që ishte prekur, pa pasur nevojë për përgjigjen e tamponit.

“Normal kur mer vesh që je i infektuar me Covid nuk është gjëja më e mirë në këtë moment. Unë pata shfaqjen klasike, përvec lodhjes ishte edhe temperatura, dhimbja e fytit. Edhe pa bërë tamptonin e dija që ishte COVID”, ka thënë drejtori i urgjences. 

Nga ky kompjuter vazhdoi punën edhe gjatë ditëvë të sëmundjes që e kaloi me simptoma mesatare nga shtëpia, ku ju desh të bëntë ecje brenda mureve të dhomës që kapnin deri 10km në ditë.

“5 ditë deri tek java e parë je i pafuqishëm, më shumë duhet të rrish shtrirë, edhe pse mundohesh të lëvizësh, por e sheh që mungojnë forcat. Terapia klasike është ajo sipas simptomave antipiretik për temperaturën për kollën, diarren plus antibiotikë dhe antiviralë. Pas javës së dytë më shumë zgjati diarreja dhe kolla sesa shqetësimet e tjera. Java e parë isha në shtrat më shumë, levizja vetëm për nevoja personale dhe ushqim. Dhe javën tjetër duke filluar duke u spostuar nga dhoma e gjumit në divan apo në dhomën tjetër. Në javën e tretë fillova të bëja nga cepi i sallonit deri tek dera nga tre katër kilometra, derisa arrita të bëja 10 km në ditë ecje. Duket e pabesueshsme, por përshtatja e njeriut është kryesose, as më shkonte kurrë në mendje se do bëja 10 km në 7-8 metër gjatësi”, shpjeon ditët e coronavirusit z. Brataj. 

 Në orët e gjata të dhimbjeve dhe luftës me virusin meraku është tek koleget dhe pacientët e tjerë.

“Kuptohet mendon jetën tënde, mendon personat më të cilët ke qenë, familjen, i kalon të gjitha nëpër mend, kështu që fillon kujdesi që nga vetja dhe tek personat që të rrethojnë. Ne patëm edhe disa raste të tjera tek qendra, tani nuk i dihet se kush ja ka dhënë njëri-tjetrit. 3 persona dhe tani janë negativë pas kalimit të sëmundjes.Unë një pjesë të familjes e kam në Vlorë, një pjesë në Itali kështu që nuk patëm ndonjë problem kontakti apo sëmundshmërie. Personi me të cilin jetoj është shoqja ime nuk pati probleme të kësaj natyre dhe deri në këtë moment rezulton negative”, shton ai. 

Pas ditës së 14 nga tamponi i parë pozitiv Skënderi, që nuk ju tha jo mediave dhe intervistave dhe gjatë orëve të vështira, u ndje më mirë dhe gëzimi u shtua kur doli negativ nga i pabesi Covid-19. 

Sot ai thotë se është gati të nisi punën dhe për fat të mirë e ka mundur sëmundjen me të gjitha mundësitë. Pasi vendos maskën dhe vesh dorezat mbrojtëse niset për tek vendi i tij të punës, Qendra Kombetare e Urgjences Mjekësore, të cilët e quan shtëpi të dytë dhe stafi e mirëpret si babain e familjes. 

“Është një emocion shumë i këndshëm, është një vlerësim i personelit që punon, të cilët po i përgjigjen gjithë Shqipërisë në kohë reale pa marrë parasysh orët, lodhjen, sakrificat e kështu me rradhë, kështu që ishte një kënaqësi shumë e këndshme, një surprizë.”

Punonjësit e urgjencës nuk e fshehin frikën që ndjenë kur mësuan infektimin e drejtorit të tyre.

“Në momentin e parë kishte një farë paniku, si nga mjekët dhe infermierët. Kontakti i doktorit mestafin ka qenë shumë i pakët, ka qenë me maskë dhe doreza. Në dy tre ditët e para normalisht stafi ka qenë i shqetësuar”, shprehet Eda Luzaj, mjeke e përgjitshme në QKUM. 

“Punën e kemi organizuar më së miri sepse jemi pjesë e stafit dhe e dimë sesi duhej organizuar puna gjitjmonë duke qenë edhe drejtori në dijemi dhe shpresojmë të mbarojë sa më shpejt kjo situatë”, shton Alba Xhafaj, përgjegjëse e trajnimeve e QKUM. 

Skënder Brataj ja doli, ashtu si dhe i gjithë ekipi i mjekëve dhe infermierëve te infektuar deri më tani që kanë fituar betejën me coronavirus. Si mjek, por edhe si pacient i shëruar, ka një këshillë për qytetarët

 “Unë fitova betejën por jo luftën, se lufta nuk ka mbaruar akoma. Kështu që me lirimin e masave edhe ashtu me pikatore, duhen respektuar rregullat. Të kenë durim sepse edhe koha po ngrohet sepse sido të jetë ndikon në uljen e virulencës së virusit”, tregon z. Brataj. 

Lufta vazhdon, tanimë nga zyra e tij, e cila ka përballuar mbi 16 mijë telefonata, me zërat e shqetësuar të shqiptarëve, që duan të dinë nëse simptomat e tyre janë shkaktuar nga virusi covid-19 dhe sesi mund ta kalojnë izolimin fizik e mendor nga kjo sëmundje me shumë të panjohura e pasiguri.


Etiketimet

Protesta që përfundoi me vrasjen e 4-fishtë në Bulevard

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën që shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER