“Bota do të ndryshojë”, nxënësit shqiptarë i japin kurajë fëmijëve italianë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa nxënës të ciklit të ulët në shkollën 9-vjeçare jopublike “Ylber” në Tiranë gjetën një mënyrë për t’i dhënë zemër fëmijëve italianë me mesazhin “Çdo gjë do të shkojë mirë, sepse bota do të ndryshojë”.

Nisma u ndërmor nga nxënësit e orës së gjuhës italiane, i cili ishte dhe shteti i goditur më rëndë nga coronavirus në fillimet e pandemisë globale.

Teksti që recitohet prej nxënënësve është kënga e artistit të njohur italian Gianni Morandi, “Il Mondo Cambiera”, i cili duket se i përshtatet më së miri situatës me të cilën po përjeton jo vetëm vendi fqinj, por e gjithë bota.

[instagram_feed=B_FrC49oa-Z]

Institucionet arsimore ishin ndër të parat që u mbyllën si pasojë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndaj nxënësit anë e mbanë botës po qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë, fëmijët gjetën një mënyrë kreative për të shkurtuar distancat midis tyre dhe për t’i dhënë sado pak kurajë fëmijëve italianë që ndodhen në karantinë që prej datës 11 mars.

 

Lexoni gjithashtu:  

Andrea Bocelli performon në katedralen e zbrazët të Milanos me rastin e Pashkës

Propozimet e UNICEF për mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga liria

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER