Nga sot nis testimi serologjik, drejtorja në ISHP tregon si do të kryhet dhe çfarë tregon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke nisur nga sot, në Shqipëri do të aplikohet një testim i ri  për identifikimin e coronavirusit, testi serologjik. Këto teste, të cilat tregojnë nëse një person ka qenë i infektuar me coronavirus, apo jo,  do të kryhen fillimisht te stafi mjekësor dhe më pas në masë. 

Testimi serologjik do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, nën lidershipin e Institutit të Shëndetit Publik.

Në një lidhje live me Euronews Albania, drejtorja e sektorit të promocionit në ISHP, Gentjana Qirjako shpjegoi se testi serologjik është një metodë për të matur nivelin e infeksionit në vend.

Teksa është i ngjashëm me një test të zakonshëm gjaku, testimi serologjik synon gjurmimin e antitrupave që tregojnë sa i mbrojtur është një person që e ka pasur infeksionin në trup.

“Testet serologjike janë teste që konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antikorpe pasi COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij. Janë teste që lejojë të kuptohet se si është situata e infeksionit në vend. Nëse një person ka antkorpe në trup, presupozohet se ai është i mbrojtur edhe pse nuk dihet saktësisht për sa kohë zgjat qëndrimi i antikorpeve. Kryhet si një test i zakonshëm gjaku, por ka si synim zbulimin e antikorpeve. Zakonisht antikorpet formohen pas javës së parë të infektimit. Antikorpi i parë që formohet pas ditës së 8 është imunoglubolina M dhe prania e saj tregon se individi është infektuar momentalisht dhe shkalla e infeksionit është e lartë, pra ai ka tranmetueshmëri të lartë, ende është ngjitës.

Pas ditës së dhjete formohet imunoglobulina G që tregon reagimin e organizmit ndaj virusit dhe në momentin që ajo shfaqet është një shenjë pozitive pasi tregon që shkalla e infeksionit ka ardhur duke rënë”, tha mjekja, teksa shtoi se këto teste do të bëhen fillimisht tek mjekët, pastaj tek forcat e rendit e më tej në popullatë.

Etiketimet

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER