Gjiknuri, Vasili e Bylykbashi replika në distancë për reformën zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari raportuan ditën e sotme në komision rreth bisedimeve që janë zhvilluar në Këshillin Politik – tryezën në të cilën diskutohet reforma bashkë me opozitën jashtëparlamentare.

Palët mbeten pa dakordësi për sa i përket propozimeve të opozitës, çështjes së ndryshimit të sistemit, qeveria tranzitore, mënyra e administrimit të zgjedhjeve, apo Kolegjit Zgjedhor.

Në dalje nga Kuvendi, Hajdari u shpreh se do të vazhdonte betejën e saj për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pavarësisht se partitë e mëdha, dhe Partia Demokratike, nuk e kanë mbështetur.

Ndërsa Gjiknuri theksoi se qershori duhet të jetë afati i fundit për kalimin e reformës dhe vazhdimin e përparimit drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ai tregoi se nuk ka pasur përgjigje nga ndërkombëtarët, për sa i përket kërkesës së tij që ata të nxisnin opozitën për rifillimin sa më shpejt të Këshillit Politik, ndërsa shtoi se opozita është e paqartë nëse do apo jo të vazhdojë punën në këtë këshill.

“Parlamenti është plotësisht legjitim ta votojë vetë reformën, pa opozitën jashtëparlamentare” – theksoi Gjiknuri, ndërsa shtoi se nëse çështja ka mbetur për ftesa do t’i drejtohej zyrtarisht opozitës për të caktuar një datë takimi javën e ardhshme.

Pas kësaj deklarate nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi duke i bërë thirrje Gjiknurit të heqë dorë nga ajo që ai e quajti sabotim të punës së Këshillit.

“Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës” – theksoi Vasili, i cili shtoi se Këshilli mund të kishte vazhduar punën me kone edhe online.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, u shpreh gjithashtu për mediat se propozimet e opozitës janë shpërfillur.

Ai kujtoi se “me bekimin e ndërkombëtarëve mandatin për reformën e ka Këshilli Politik” ndërsa theksoi se opozita i qëndron kërkesës së kahershme për “qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve”.

 

Lexoni gjithashtu:

Çfarë ka ndodhur deri më sot në tryezën e reformës zgjedhore

Oerd Bylykbashi zbulon ‘lojën e pisët’ të PS-së për të mbajtur në detyrë Dvoranin

Rinis reforma zgjedhore, Gjiknuri për Euronews Albania: PD nuk mund ta mbajë peng pafundësisht procesin, në qershor me kod të ri

Gjiknuri kërkon mbështetjen e ambasadores Kim për të nxitur rinisjen e dialogut për reformën zgjedhore

Gjata: Opozita ka bërë 95 për qind të propozimeve për reformën zgjedhore, PS asgjë


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER