Investimi 51 mln euro për modernizimin e bazës së Kuçovës, qeveria miraton marrëveshjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen që i hap rrugë modernizimit të bazës ushtarake të Kuçovës, projekt që do të financohet nga NATO. Kjo marrëveshje lejon Agjencinë e Mbrojtjes dhe Prokurimit të NATO-s për realizimin e këtij projekt që pritet të përfundojë në vitin 2022.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes për mbështetje teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut planifikon të investojë 51 milionë euro për modernizmin e bazës ajrore në Kuçove, në mënyrë që të jetë funksionale sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s. Pjesë e investimeve përfshihet ndërtimi depoje karburanti dhe municionesh. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg e ka konsideruar këtë investim si zotim për Shqipërinë dhe rajonin, për të rritur sigurinë.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e të rinjsh...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER