LETRA l Opozita: Gati të mbyllim reformën zgjedhore në fund të majit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Opozita i ka dërguar një letër anëtarëve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, duke kërkuar përfundimin e reformës deri më 31 maj. Nga ana tjetër theksohet se, nuk ka pasur asnjë bojkot të tryezës, por pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së COVID-19 thuhet se nuk ka pasur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës dhe deklarata e bërë nga përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri për reformë të njëanshme, cilësohet si përpjekje për të krijuar ngërç politik artificial që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore.

“Bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore në fakt është një sjellje e hershme e Qeverisë. Është rasti i paprecedentë që mazhoranca parlamentare nuk ka arritur të krijojë kushtet për pasqyrimin e rekomandimeve të ekspertëve të OSBE/ODIHR për gati 7 vite”, thuhet në letër.

Duke drejtuar tre kërkesa, opozita thekson se edhe pse, ende nuk ka marrë përgjigje për propozime e bëra në tryezën e diskutimit prej gati 2 muajsh, por sërish mbeten të hapur për mbylljen e reformave duke implementuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Opozita kërkon që mbledhja e ardhshme të mbahet të dielën ose të hënën dhe të ketë si rend dite riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 Maj, vlerësimin e përfaqësuesve të mazhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës dhe çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Letra e Oert Bylukbashit dhe Petrit Vasilit, dërguar Gjiknurit është bërë me dije dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadës së SHBA, zyrës së OSBE dhe zyrës së Këshillit të Evropës.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER