Raporti i “Freedom House”, Meta: Kambanë alarmi, është koha për një ringritje të menjëhershme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të përvitshëm të “Freedom House” për vendet në tranzicion, ku vërehet se gjatë vitit 2019 pati rënie të nivelit të demokracisë në disa prej vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.


Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook kreu i shtetit shprehet se ndihet “thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House” dhe shton se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Sipas kreut të shtetit, ky raport është një kambanë e fortë alarmi për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë.

“Konkluzioni në raport se: ‘Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet’ është një kambanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”, shprehet presidenti.

Sipas raportit, Shqipëria ka pasur rënie në treguesit e qeverisjes demokratike dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa në këto tregues Kosova dhe Maqedonia e Veriut shënuan rritje, por zhvillimet e këtij viti mund të vënë në diskutim vazhdimësinë.

Argumenti kryesor për vlerësimet në rënie të treguesve të demokracisë cilësohet mungesa e konsensusit, prirja për bojkot, zgjedhjet jo të lira, apo dhe rënia e besueshmërisë te institucionet.

Shqipëria vlerësohet regjim hibrid, ose ndryshe demokraci në tranzicion. Ajo shënoi rënie në treguesit demokratik prej zhvillimeve që pati në vitin 2019, ku veçohen më së shumti djegia e mandateve parlamentare, zgjedhjet vendore pa praninë e opozitës, nisja e procesit të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe përplasjet rreth emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Mund të lexoni gjithashtu:

Raporti i “Freedom House” për vendet në tranzicion, Shqipëria rënie në treguesit e qeverisjes demokratike






Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...


TË FUNDIT

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER