Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kundër zgjedhjeve: Mospjesëmarrja e studentëve element komprometues, të shtyhen!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendimi për të zhvilluar zgjedhjet e reja për organet drejtuese në universitete më 12 qershor, pavarësisht situatës së krijuar në vend nga coronavirusi, ka shkaktuat debate të shumta mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe vetë universiteteve.

Këtij debati i është bashkuar së fundmi Sindikata e Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri, që përmes një njoftimi për mediat kërkon shtyrjen e këtyre zgjedhjeve nisur nga kushtet specifike ku ndodhet vendi prej më shumë se 2 muajsh.

Në njoftimin e SPUSH theksohet se data e zgjedhur për të mbajtur zgjedhjet nuk përkon aspak me periudhën e kthimit të studentëve në auditorë (qershor-gusht), çka i përjashton ata nga procesi zgjedhor, në përputhje me ligjin.

“Sindikata e punonjësve të universiteteve në Shqipëri, me bindje të plotë se zhvillimi i zgjedhjeve është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe jetik për mbarëvajtjen e administrimit të universiteteve, e konsideron si një element komprometues të procesit zgjedhor, mospjesëmarrjen e studentëve. Në këtë mënyrë do të kërkonim rishqyrtimin e këtij urdhri për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme ligjore”, thuhet në njoftim.

SPUSH rekomandon që zgjedhjet të zhvillohen në muajin shtator ose java e parë e fillimit të vitit të ri akademik 2020-2021 dhe për të shmangur ngërçin, nisur nga fakti se drejtuesve aktualë iu mbaron mandati më 30 maj, të caktohen drejtues të përkohshëm.

Mund të lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Universitet, studentët kundërshtojnë votimin për rektorë e anëtarë senati në kohë pandemie

Studentët: Nëse nuk shtyhen, zgjedhjet në universitete do t’i çojmë në gjykatë


Etiketimet

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER