Dita ndërkombëtare e infermierëve, Rama dhe Manastirliu falenderojnë personelin shëndetësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me rastin e ditës ndërkombëtare të infermierëve, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i drejtoi sot një mesazh falënderimi personelit shëndetësor.

Në një postim në Facebook Kryeministri Rama zgjodhi një vepër të artistit britanik Banksy për të theksuar se kurrë më parë dita e infermjerëve nuk ka qenë kaq ndërkombëtare.

“Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica,” – shkroi Kryeministri duke shprehur mirënjohje për çdo infermjer në Shqipëri.

Gjithashtu në Facebook, Ministrja Manastirliu theksoi se njësoi si në ditën e parë të epidemisë së COVID-19, personeli mjekësor është edhe sot “në vijën e parë të betejës”.

Ndryshe nga Kryeministri, Ministrja kishte zgjedhur disa fotografi nga personeli shëndetësor duke e bërë edhe më konkrete falenderimin.

“Kam një mesazh falënderimi të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor,” – u shpreh Manastirliu.

Rreth 60 mjekë dhe infermierë u infektuan me COVID-19 dy muajt e shkuar teksa shërbenin në spitale, shumica e tyre kanë mundur të shërohen.

Në këtë numër u bënë pjesë edhe tre nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, Andi Koraqi dhe Mirela Cami.

Lexoni gjithashtu:

Artisti britanik Banksy portretizon mjekët si heronjtë e rinj

12 maji, dita ndërkombëtare e infermierëve


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER