Sytë nga turistët vendas, bizneset e hoteleri-turizmit në Pogradec bëhen gati për sezonin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndër sektorët me te prekur nga kjo situatë është ai i turizmit. Kështu shprehet Mimoza Shuli, pronare e një hoteli në Pogradec, e cila pas goditjes që coronavirus i dha sektorit të shërbimit, shpresën e ka te turistët vendas.

“Neve na janë kanceluar të gjitha rezervimet e agjencive turistike brenda dhe jashtë vendit, mendoj se na janë kanceluar edhe ato të shtatorit. Të shpresojmë që të kemi turizëm shqiptar, që shqiptarët paratë e tyre t’i lënë në vendin e tyre”, thotë ajo.

Operatorët turistikë në Pogradec kanë bërë tashmë përgatitjet e fundit para sezonit, por e vetmja gjë që mungon janë turistët.

“Ne jemi të gatshëm, në Pogradec është punuar këtë vit si asnjëherë më parë. Është pastruar bregu i liqenit, gjithçka është bërë gati. Ne mezi po presim të vijnë pushuesit tanë”, shton Mimoza.

Për sa i përket servirjes se ushqimit, Mimoza është kundër shërbimit nëpër dhoma, ku sipas saj kostot janë me te mëdha.

“Unë nuk e kam praktikuar ushqimin nëpër dhoma sepse për ne është një kosto shumë e madhe nëse do të servirim ushqimin nëpër dhoma, kështu që unë mendoj që ushqimi të serviret në restorant sipas rregullave që do të caktohen.

Një ndër kërkesat e biznesit në Pogradec, në mënyrë që të reduktohen kostot, është që taksa e shazlloneve të hiqet. Sipas Mimozës, kjo do të ndihmonte bizneset e hoteleri-turizmit.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER