U kapën me 1.1 tonë kanabis, SPAK mbyll hetimet për 6 të akuzuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të akuzuar për trafikimin e 1.1 tonëve kanabis sativa. 

Sipas hetimeve ka rezultuar se në shkurt të vitit të kaluar, Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea Muço dhe Mariglen Sako, kanë tentuar që të trafikonin lëndën narkotike në Greqi.

E fshehur në një kamion që po transportonte krunde, ata tentuan që ta kalonin kanabisin drejt vendin fqinj përmes pikës se Kalimit Kufitar Kapshticë. Lënda narkotike u gjet e paketuar në 104 thasë me peshë totale 1074 kg.

Të arrestuarit do të përballen në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, grup i  strukturuar kriminal dhe mos kallëzim krimi.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER