Vetëvendosja në Tiranë: Institucionet e Shqipërisë të hedhin dritë mbi rastin “Behgjet Pacolli”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë që të hedhin dritë mbi rastin “Behgjet Pacolli”, duke iu referuar hyrjes në territorin e vendit të deputetit të Kuvendit të Kosovës. VV thotë se, në rastin e riatdhesimit të Pacollit nuk është ndjekur protokolli i bërë publik nga Ministria e Transportit.

“Kanë kaluar dy javë prej ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë me avionin e tij privat në datën 28 prill 2020, në rrethana të dyshimta, në mes të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe në shpërputhje të rregullave të riatdhesimit të bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në mes të pandemisë”, thuhet në reagim.

“Kujtojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë është deklaruar publikisht në datën 29 prill 2020, duke shpjeguar se nuk dinë asgjë për rastin dhe se të vetmin informacion e kishin nga mediat. As publiku i gjerë nuk e di se çfarë ndodhi në datat 28-30 prill 2020, gjatë ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë. Kjo vjen për shkak të territ informativ që kanë krijuar institucionet e Republikës së Shqipërisë, duke mos dhënë asnjë shpjegim”, vijon më tej deklarata e VV-së.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri i janë drejtuar publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por deri tani thonë se kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Në mungesë të transparencës, këtë javë u jemi drejtuar zyrtarisht me shkrim katër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, bazuar mbi ligjin për të drejtën e informimit, për të kërkuar zbardhjen e këtij rasti: Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (shkresa e plotë gjendet në vijim të kësaj komunikate). Kjo çështje ka prekur shëndetin publik dhe ka krijuar një situatë skandali për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë transparencë të plotë për rastin”, përfundon reagimi.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER