Adrian Civici: Viti 2020 shumë i vështirë, tërmeti dhe pandemia prekën sektorë jetikë të ekonomisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i ekonomisë, Prof. Adrian Civici analizoi për Euronews Albania situatën ekonomike që po kalon vendi. Civici theksoi se me zhdukjen e pandemisë gjithmonë e më shumë po dalin në pah dëmet në ekonomi.

Për Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një recesion prej -5 për qind, ndërsa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka parashikuar recesionin -9 për qind.

Profesor Civici shpejgoi se kjo diferencë ka të bëjë me periudhën kohore, statistikat dhe faktorët ekonomikë të marra në konsideratë.

“Viti 2020 paraqitet shumë i vështirë sepse u prekën disa sektorë jetikë, të cilët ishin prekur edhe nga tërmeti, por që ndryshe tanimë ndikimi mendohet të vazhdojë edhe disa muaj të tjerë,” – tha Civici.

Për të ndihmuar me situatën qeveria parashikoi disa paketa ekonomike, por që profesori tha se ato u përqendruan kryesisht te aspekti social dhe jo shumë në aspektin ekonomik të bizneseve.

Civici e justifikoi këtë me mundësitë e kufizuara që ka buxheti, por shtoi se tashmë ndërhyrja më e rëndësishme që mund të bëjë qeveria për bizneset do të ishte kredia sovrane – kur qeveria merr përsipër bashkë me bankat pagesat e normave të interesit.

“Nëse dëgjohen shoqatat e biznesit ata janë të pakënaqur me ndihmën e vogël që u është dhënë. Ata rrezikojnë shumë për rifillimin e prodhimit, një pjesë rrezikojnë dhe falimentin, ndërsa një pjesë tjetër si shoqata e turizmit, do ketë edhe kosto shtesë. Sa më shumë kurba e pandemisë bie drejt zhdukjes, aq më lart rritet kurba e goditjes që ka marrë ekonomia,” – theksoi Civici, i cili analizoi më pas edhe statistikat e papunësisë, të cilat ndryshe nga vendet e tjera të rajonit në Shqipëri përllogariten me dhjetëra mijëra.

“Kjo lidhet me faktin se vendet e tjera e ndihmuan sektorin e punësimit, ndaluan me ligj pushimin nga puna këtë periudhë, shteti u mori përsipër pagat dhe ndërtoi një strategji për daljen nga kriza. Ne ndoqëm strategji tjetër, ndihmë papunësie dhe pagë për ata që u hoqën nga puna, kjo lloj mase mund të ketë ndikuar në rritjen e të papunëve, sepse bizneset e patën të qartë se po të ndërpresin marrëdhëniet e punës përkohësisht, punonjësit do të paguheshin gjithsesi,” – arsyetoi Civici.

Eksperti i ekonomisë tha se bllokimi i aktiviteteve për shkak të pandemisë ka nxitur vonesa të paparashikuara edhe në procesin e rindërtimit. Megjithatë ai shtjelloi se sidoqoftë, edhe pa pandeminë, nga ky proces priteshin vonesa.

“Nga shuma prej 1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve, pak ishte ndihmë e pakushtëzuar, pjesa më e madhe ishin kredi. Normalisht me norma interesi të ulëta, por të dhëna nga një numër i madh, 50-60 donatorësh. Prandaj edhe sikur të mos ndodhte bllokimi prej pandemisë, kjo kërkonte një proces të gjatë duke pasur parasysh procedurat me projekte të qarta, kontroll e transparencë,” – tha Civici, i cili shtoi se përtej euforisë, referuar përvojave të ngjashme të qeverisë dhe administratës, vonesat dhe mungesa e transparencës janë të zakonshme.

Lexoni gjithashtu:

Raporti i BERZH, ekonomia shqiptare do të bjerë me 9% në vitin 2020

Paketa financiare, Rama: 1.5 mld lekë për të vetëpunësuarit, dyfishohet ndihma ekonomike

Tabaku: Paketat e qeverisë nxitën informalitetin, biznesi nuk u ndihmua

Eksperti i ekonomisë: Vështirë që ekonomia të kthehet në normalitet pas majit


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER