Këshilli politik mblidhet ‘fizikisht’, zyra e OSBE-së në Tiranë mbështet me maska, doreza dhe higjienizues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Palët ranë dakord në mbledhjen e fundit “online” që takimi i radhës i përfaqësueseve politikë dhe grupit të ekspertëve të zhvillohet sot, ku të jenë fizikisht të pranishëm anëtarët.

Deri tani palët kanë rënë dakord për mbylljen e reformës brenda majit. Për të pasur një mjedis pune të efektshëm, anëtarët e grupit të punës të këshillit kërkuan që takimi i tyre i ardhshëm të zhvillohej rreth një tryeze.

OSBE do të mbështesë nga ana logjistike takimin e grupit të punës të Këshillit Politik, teksa ka marrë përsipër të sigurojë maska, doreza dhe higjienizues për pjesëmarrësit në këtë takim, si dhe të mundësojë sallën e mbledhjes, të përshtatshme me distancën e masës së sigurisë që kërkohet.

Takimi i parë, pas dy muajsh, u zhvillua me videokonferencë dy ditë më parë. Dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare u takuan në Kuvend, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës në selinë e Partisë Demokratike.

Pas diskutimeve, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh për mediat se opozita po përpiqet të fshijë arritjet konsensuale të mëparshme.

Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare këmbënguli se partitë e mëdha po anashkalojnë kërkesat për ndryshime të sistemit.

Ndërsa ish-deputetët Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, këmbëngulën se puna e Këshillit Politik duhet të vazhdojë me një qëndrim të hapur të PS-së rreth propozimeve të mëparshme rreth reformës.

Rudina Hajdari ka propozuar që Këshilli Politik të zhvillojë nga dy takime në javë, në mënyrë që të përshpejtohen diskutimet dhe të arrihet afati që brenda 31 majit të dakordësohet drafti final që do t’i dërgohet parlamentit.

Hajdari ka rikujtuar faktin që Këshilli Politik po anashkalon propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo garantoi që do të bëjë të pamundurën që Këshilli ta trajtojë këtë çështje, ndërsa u shpreh optimiste se palët mund të gjejnë konsensus.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tregoi se i kishte kërkuar opozitës jashtëparlamentare të paraqiste propozimet e saj për ndryshimet e mundshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ushtroi sërish trysni ndaj PD-së dhe LSI-së duke këmbëngulur se ata nuk mund ta përdorin Këshillin Politik si “çek pa skadencë, apo armë kundër integrimit”.

Gjiknuri kujtoi se sipas metodologjisë së diskutimeve të Këshillit, të miratuar në muajin janar, opozita do të sillte propozimet e saj, pasi Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore e kishte një draft.

Mund të lexoni gjithashtu:

Çfarë ka ndodhur deri më sot në tryezën e reformës zgjedhore

Oerd Bylykbashi zbulon ‘lojën e pisët’ të PS-së për të mbajtur në detyrë Dvoranin

Gjiknuri kërkon mbështetjen e ambasadores Kim për të nxitur rinisjen e dialogut për reformën zgjedhore


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER