Raporti i BERZH, eksperti i ekonomisë Gerti Dajçi: Qeveria të heqë taksat për turizmin dhe të frenojë papunësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) publikoi të mërkurën raportin e perspektivës ekonomike të rajonit dhe vendeve që janë pjesë e saj.

Sipas parashikimeve të BERZH, Shqipëria do të ketë recesionin më të madh ekonomik në rajon dhe në vendet e tjera në zhvillim me -9 për qind.

Për të diskutuar më shumë mbi raportit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Goodmorning Albanians” ishte pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Gerti Dajçi.

Z. Dajçi tha se ky ishte një rezultat i pritshëm duke parë masat që qeveria ka marrë aktualisht me këto dy paketat e para të ndihmëse ekonomike dhe garancinë sovrane,

“Fakti që kemi një rënie të remitancave,  që është një burim shumë i madh në familjet shqiptare, kjo ka bërë të ketë një tkurrje”, – u shpreh eksperti i ekonomisë, teksa shtoi se edhe konsumi po vjen duke u ulur, duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve,  kryesisht tek fruta perimet.

Sa i përket turizmit, që siç përmendej edhe në raportin e BERZH, do të kishte një ndikim shumë të madh në rritjen ekonomike të Shqipërisë, Dajçi u shpreh se masa kryesore që qeveria duhet të marrë për këtë sektor është heqja e TVSH-së. Ky është një propozim që shumë vende të Evropës e kanë shprehur si një shtysë të bizneseve të turizmit.

Nisur nga shifrat e papunësisë të cilat edhe pse ende jo të plota janë në nivele më të larta se vendet fqinje, eksperti i ekonomisë u shpreh se qeveria duhet të japë një shtysë përmes një pakete të tretë ndihme.

“Duke u bazuar edhe një nga statistikat që dha drejtori i Dhomës së Tregtisë ku tha se vetëm 70 biznese kanë marrë kredi nga kjo garanci sovrane, kjo ndikon shumë negativisht në të gjitha këto lloj biznesesh.

Qeveria në këtë fazë duhet të japë një shtysë këtyre kompanive të vogla si fasoneve edhe kompanive të mëdha. Aktualisht shifrat tregojnë se 85 mijë persona janë të papunë që nuk sjellin të ardhura dhe kjo ndikon shumë negativisht.

Një propozim që unë do të jepja për qeverinë është se nëse bëhet një paketë e tretë  ekonomike, qeveria duhet të marrë mendime nga ekspertët e ekonomisë. Nëse BERZH pretendon se vitin e ardhshëm do të ketë një rritje me 12 për qind, atëherë qeveria shqiptare nuk ka arsye përse të mos japë një ndihmë për të kaluar këtë krizë financiare”, – përfundoi z. Dajçi.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER