Vrasja e Devi Kasmit, SPAK kërkon burg të përjetshëm për specialin grek Ethimious Efthimiou

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka dhënë sot pretencën për vrasjen e Devi Kasmit duke kërkuar burg të përjetshëm për specialin grek Ethimious Efthimiou si dhe 35 vite burg për Elton Halipajn.

Devi Kasmi u ekzekutua me armë më 29 janar të vitit 2018, ndërsa për këtë ngjarje të rëndë Prokuroria ka akuzuar ish-anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun.

Ky i fundit, në të dhënat që disponon prokuroria, dyshohet se ka kryer atentatin ndaj Kasmit në këmbim të parave. Ndërkohë, i akuzuari tjetër Elton Halipaj, dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që ka marrë pjesë jo vetëm në ekzekutimin e Kasmit, por edhe në disa ngjarje të tjera.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor thuhet se Elton Halipaj ka siguruar armën në vrasjen e Devi Kasmit. Për këtë ngjarje të rëndë janë vënë në pranga Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet të jetë organizatori kryesor për vrasjen e Kasmit.

Vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Gjatë kontrolleve në banesën e viktimës u gjet një sasi droge e llojit kokainë si dhe një armë e tipit automatik.




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER