Apeli lë në burg ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar si bashkëpunëtor i Habilajve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest për ish-shefin i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Seanca në ngarkim të tij nisi në orën 08:00 të mëngjesit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çela është dorëzuar mesditën e 16 majit në ambientet e policisë së Tiranës. Prej 3 vitesh, Çela ndodhej në arrati, i akuzuar për shpërdorim detyre, së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Në nëntor 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me ministrin Tahiri ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë. Prokurorë të çështjes asokohe ishin Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani.

Në deklaratën e tij pas dorëzimit, Çela theksoi se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.

Ndaj tij u ngritën akuzat për shpërdorim detyre, trafik droge, aktivitet dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, por Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER