Basha videokonferencë me kryeministrin grek: Gatishmëri për të na mundësuar strategji menaxhimi të turizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi mesditën e së martës një videkonferencë me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Basha e njoftoi videkonferencën përmes një postimi në Facebook duke treguar se me kryeministrin grek diskutuan situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj.

Ai tha se e kishte falënderuar Mitsotakisin për lehtësimet e krijuara për lëvizjen e punonjësve sezonalë nga Shqipëria në një situatë pandemie.

“Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë,” – u shpreh Basha.

Mes dy politikanëve është diskutuar edhe rreth turizmit dhe strategjisë së ndjekur nga Greqia, strategji, që siç tha Basha, “Mitsotakis u shpreh i gatshëm ta vërë në dispozicion për Shqipërinë”.

Kryetari i PD-së e falënderoi shtetarin grek për vullnetin e shprehur nga shteti i tij rreth hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai tregoi se qeveria e Mitsotakis ka shprehur dëshirën për ta ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë.

Mitsotakis, i partisë Nea Demokracia (Demokracia e Re), mori drejtimin e Greqisë në korrik të vitit 2019 duke zëvendësuar Alexis Tsiprasin e partisë Syriza (Koalicioni i së Majtës Radikale).

Nea Demokracia bën pjesë në grupin e Partisë Popullore Evropiane, në të cilën përfshihet edhe Partia Demokratike.

 

Lexoni gjithashtu:

Basha sugjeron rihapjen e kufirit me Kosovën për të ndihmuar turizmin

Grekët mbushin plazhet, qytetarët respektojnë masat e sigurisë

Raporti i BERZH, eksperti i ekonomisë Gerti Dajçi: Qeveria të heqë taksat për turizmin dhe të frenojë papunësinë


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER