COVID-19 në Shqipëri, vetëm 1 rast i ri në 24 orët e fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është identifikuar vetëm 1 rast me COVID-19 në Tiranë në 177 testime të kryera. Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të të shëruar janë 15 qytetarë.

“Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha ajo.

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)

Testime totale                         12899

Raste pozitive                          949

Raste të shëruara                     742

Raste Aktive                            176

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           68

Krujë            35

Durrës           31

Shkodër        14

Kamëz          10

Berat              10

Fier                 4

Elbasan           2  

Mirditë           1

Korçë             1

 


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER