Mbi 300 punonjëse të larguara nga fasoneritë, kërkojnë asistencë nga shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Punonjësit e një firme fasonësh protestuan sot në ambientet pranë zyrës së punës në Shkodër. Ata kërkojnë pagesën e asistencës nga shteti pasi që prej datës 12 mars administratori i ka larguar nga puna.

Mbi 300 punonjës kanë përfituar shpërblimin prej 400 mijë lekësh nga qeveria ndërsa kërkojnë që tu jepet dhe pagesa e asistencës pasi janë të gjithë pagues të rregullt të sigurimeve. Drejtoresha e zyrës së punës në Shkodër, Rozafa Zmijani sqaroi se lëvrimi i pagesës së papunësisë do fillojë pasi të ndërpritet pagesa shpërblyese nga shteti për personat e larguar nga puna si pasojë e COVID-19.

“Gjashtë persona me 400 mijë lekë në muaj si të jetojmë. Qoftë kjo që është. Ne, nuk mundemi ta kalojmë me aq dhe duam thjesht të drejtën tonë. Në qoftë se ajo nuk është e zonja le të na dërgojë diku tjetër. Ama ka të drejtë me na dhënë çdo lek, sepse ne kemi kontribuar, kemi pagu sigurimet për të marrë këtë asistencë”, u shpreh një prej protestuesve.

“I kërkojmë Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave që të asistojë Zyrën e Punës Shkodër me qëllim kalimin e asistencës së papunësisë sepse jemi kontribuues prej 20 vitesh”, ka deklaruar një prej protestuesve.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER