PD ‘tërhiqet’ nga reforma zgjedhore, Basha: Qeveria s’ka vullnet, nuk pranojmë të jemi fasadë në këtë proces

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin me mediat pas takimit të zhvilluar me 18 ambasadorë të Bashkimit Evropian u tregua mosbesues sa i përket diskutimeve të deritanishme të tryezës për reformën zgjedhore, duke theksuar se PD refuzon të jetë fasadë në një tryezë, ku siç tha nuk ka vullnet për reformë.

“Nuk varet nga ne rikthimi në tryezë. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me vepra. Më shumë se kurrë sot topi është në anën e PS. Qeveria nuk ka vullnet për reformë zgjedhore. Ajo ka refuzuar të gjitha propozimet tonë. Ne do shfrytëzojmë rastin më të afërt për zgjedhje të reja dhe me standarde për qytetarët shqiptarë”, tha kryedemokrati.

Z. Basha tha se në takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian ishin diskutuar dy çështje të rëndësishme, integrimi që sipas tij me qeverisjen dhe kryeministrin aktual po shënon hapa pas dhe ekonomia, që në kushtet e pandemisë është duke hyrë në një krizë edhe më të thellë.

Kreu i demokratëve tha se kishte shprehur gjithë vullnetin e PD për ta çuar vendin para në rrugën e integrimit në BE, ndërsa shtoi se i kishte kërkuar ambasadorëve që të shohin mundësinë e mbështetjes ekonomike të vendit, në kushtet kur sipas tij 7 në 10 shqiptarë e shohin veten në vështirësi të theksuara ekonomike.

“Shqipëria po bën hapa prapa në rrugën e integrimit. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet. Veprimet e javës së fundit po e thellojnë krizën politike. Opozita mbetet e përkushtuar në plotësimin e  15 kushteve si mënyra e vetme për të ecur përpara. Ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet, të hapë negociata, të ketë ndihmë politike dhe financiare, të cilën e kanë edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese të COVID.

Çështja e dytë ka qenë ajo ekonomike, kur shumica dërrmuese e shqiptarëve gjendet në kushte ekstreme, sot 7-10 familje shqiptare e shohin veten në vështirësi ekstreme ekonomike. Kam kërkuar nga ambasadorët që të shohin mundësinë e mbështetjes ekonomike të vendit”, tha kreu i demokratëve.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER