Rama: Dakordësi për të çuar përpara reformën zgjedhore, shpifësit prodhuan kështjellë balte për teatrin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e së martës se çështja e Teatrit Kombëtar është veshur me shpifje dhe se për t’i rrëzuar ato i është dashur të komunikojë vetë me ndërkombëtarët jashtë vendit.

Këtë Rama e tha përmes një postimi në Twitter për atë që ai e cilësoi si “biseda të mira me miq jashtë vendit”.

“Biseda për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së ekspozuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës,” – shkroi Rama në Twitter.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri zhvilloi takim me Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Takim pas së cilës, ai reflektoi duke e komentuar se edhe me të pati “biseda të mira”.

“Dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it,” – tha Rama.

Lexoni gjithashtu:

Takimi i Yuri Kim me kryeminstrin Rama, zbardhen çështjet që u diskutuan

Tensionet politike, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me Ramën në kryeministri


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER