Rikthehet debati për “Luftën” Braho akuzon Hoxhën për studimin mbi partizanët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur vjen puna për të shkuarën komuniste, debatet përgjithësisht tensionohen. E tillë ishte edhe mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila në rendin e ditës kishte shqyrtimin e raportit vjetor të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).

Për herë të dytë brenda një viti sërish protagonist u bë i njëjti deputet, Spartak Braho, i cili akuzoi drejtuesin e institucionit, Çelo Hoxha, si njeri politik dhe i zgjedhur në mënyrë jo ligjore.

“Zoti Hoxha vjen në krye të këtij institutit pas largimit të zotit Tufa. Mendoj se zoti Hoxha ka ardhur në drejtimin e institutit në shkelje të procedurave, rregullores me një votim tërësisht të falsifikuar,” – u shpreh Braho.

Përplasja ndërmjet deputeti socialist dhe drejtuesve të institutit nisi një vit më parë.

Në qendër të përplasjeve ka qenë aktiviteti i ISKK-së me hulumtimet e kryera për periudhën historike 1941-1945.

ISKK u krijua në vitin 2010 me ligj të posaçëm. Ai financohet nga shteti dhe ka për qëllim zbardhjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për krimet e kryera gjatë diktaturës.

Në vitin 2014, Çelo Hoxha ka kryer një përmbledhje arkivore prej së cilave ka nxjerrë si përfundim se drejtues kryesorë të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare kanë kryer krime lufte në periudhën 1941-1945.

“Rreth 270 drejtues të kësaj lufte, një pjesë prej të cilave janë dëshmor, i ka konsideruar kriminelë. Nuk e di nëse i qëndron ende kësaj zoti Hoxha por ky është një turp për të, njëkohësisht një njollë e rëndë në veprimtarinë e këtij instituti,” – u shpreh deputeti i PS-së.

Hoxha, pasues i Agron Tufës, u tregua i vendosur në studimin e tij duke iu përgjigjur direkt socialistit Braho.

“Në çdo lloj debati në lidhje me historinë, mendoj se mendimet e mija duhet të prevalojnë mbi ata që nuk kanë asnjë lloj kualifikimi për sa i përket çështjes së historisë. Secili ka mendimin e tij për luftën, por nuk është autoritet shkencor. Autoritet shkencor jam unë, jo zoti Braho,” – iu kundërpërgjigj drejtuesi i ISKK-së.

Pjesë e debatet u bë edhe bashkëpunimi me Autoritetin për Informimin e ish-Dosjeve të Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) në gjetjen e personave të pushkatuar pa gjyq ku Çelo Hoxha kishte një propozim direkt për parlamentin.

“Për çështjet e të zhdukurve nuk duhet të mbahet shumë shpresë tek dokumentet. Janë njerëzit gjallë që kanë qenë prokurorë, kanë marrë pjesë në pushkatimin e njerëzve. Kuvendi mund të ndërmarrë një ligj që t’i detyrojë të flasin. Unë di raste të kësaj natyre,” – nënvizoi Hoxha.

Një vit më parë, përplasja ndërmjet Spartak Brahos dhe Agron Tufës, në atë kohë drejtues i ISKK-së, nxitën ndaj këtij të fundit një valë kërcënimesh në rrjetet sociale.

Tufa së bashku me familjen e tij është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Në korrik 2019, me propozim të Brahos dhe mbështetje të 9 deputetëve të tjerë socialistë, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin e ndryshimit të ligjit formues të ISKK-së duke e kufizuar periudhën e shtrirjes së studimeve vetëm gjatë diktaturës, e jo më edhe për pjesën e luftës.

Propozimi mbetet në procedurë në Kuvend dhe nuk ka kaluar për votim prej rreth një viti.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER