Vakancat në SPAK, zgjidhen 3 prokurorët e rinj që i shtohen Strukturës Antikorrupsion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 3 kandidatët e rinj për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara janë emrat që do t’i shtohet strukturës antikorrupsion pasi të betohen tek Presidenti Ilir Meta.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se kandidatët kanë paraqitur para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.

“Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit realizohet mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia (Kriteri 1) dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati”, bën me dije.

Procesi i emërimeve në SPAK ka nisur që në janar të vitit të shkuar. Aktualisht struktura ka 8 anëtarë, të cilët u emëruan në nëntor të 2019-s dhe ato janë: Elida Celami Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Altin Dumani dhe Arben Kraja. Sipas Kushtetutës, SPAK duhet të ketë 15 anëtarë.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER