Varhelyi: Nuk mund t’i tregojmë një vendi si duhet të jetë teatri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioneri Evropian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi të martën se debati mbi Teatrin Kombëtar në Shqipëri duhet të vijojë pa përplasje dhe se autoritetet duhet ta vazhdojnë procesin nëpërmjet gjithëpërfshirjes.

Komisioneri tha se kishte folur me Kryeministrin Edi Rama, dhe se nuk i takon Brukselit t’i tregojë një vendi se çfarë teatri duhet të ndërtojë.

Deklarata erdhi gjatë debatit me eurodeputetët e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në marrëdhëniet me fqinjët e BE-së.

Varhelyi i pyetur nga eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Michael Gahler.

“Meqë diskutuam bashkë javën e shkuar për Ballkanin Perëndimor, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes, jep përshtypjen sikur qeveria në Tiranë do që të shembë edhe ambicien e saj për të punuar për së paku 15 pikat që duhen përmbushur për të nisur vërtet procesin e negociatave. Cili është komenti juaj për këtë?” – pyeti Gahler. 

Komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin e BE-së, Varhelyi, tha se “skena të ngjashme duhen mënjanuar” por se “i takon vetë Shqipërisë të vendosë për teatrin”.

“Në lidhje me shembjen e fundjavës në Tiranë, që ia arriti ta mbushë të dielën time, po, ka një debat që po vijon në vend. Dhe po, ky debat arriti në një farë kulmi të dielën kur ndërtesa u shemb. Unë fola gjithashtu në telefon me Kryeministrin e Shqipërisë. Diskutuam për nevojën e të pasurit të një qasjeje më të koordinuar në kuptimin që skena të tilla të mënjanohen. Por unë e kuptoj gjithashtu se i takon secilit vend të vendosë mbi teatrin e tij kombëtar pa iu treguar neve se çfarë lloj teatri duhet të ndërtojnë. Ajo që është kyçe është që kjo të bëhet në një mënyrë pa përplasje si dhe që gjithpërfshirja e shoqërisë të garantohet gjatë procesit, dhe mendoj se me këtë të fundit ramë dakord së bashku me Kryeministrin,” – u shpreh Varhelyi.

Michael Gahler dhe David Lega patën reaguar nëpërmjet një deklarate të përbashkët të dielën, në lidhje me shëmbjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Dakordësi për të çuar përpara reformën zgjedhore, shpifësit prodhuan kështjellë balte për teatrin

Basha i përgjigjet Kryeministrit: Je peng i oligarkëve, punon vetëm për ta

Takimi i Yuri Kim me kryeminstrin Rama, zbardhen çështjet që u diskutuan


Etiketimet

Protesta që përfundoi me vrasjen e 4-fishtë në Bulevard

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën që shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER