Ambasadori i BE, Soreca: Mos e ndalni zbatimin e reformës në drejtësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas alarmit të dhënë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim se një marrëveshje e fshehtë mund të “vrasë” reformën në drejtësi.

Në deklaratën e bërë nga z. Soreca theksohet se, zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vijojë pa bërë asnjë ndryshim thelbësor të saj.

“Zbatim i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet mbrojtur. Ky nuk është momenti për të rihapur diskutimin për themelet e reformës në drejtësi, por për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar burimet në dispozicion të tij. Për të sjellë një gjyqësor të pavarur në vijim të cilin qytetarët shqiptarë e meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ambasadori.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim foli për thashetheme lidhur me një marrëveshje pas dere lidhur me reformën në drejtësi, duke theksuar se uronte që këto fjalë të mos ishin të vërteta.

Lexoni gjithashtu:

Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Marrëveshje pas krahëve? Basha i përgjigjet Kim: Çdo ndryshim ligjor nga ky Parlament është i paligjshëm


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER