Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një reagim të fortë në Twitter, ku flet për mundësinë e një marrëveshje të fshehtë mes palëve për të “vrarë” reformën në drejtësi. Ambasadorja thotë se, shpreson që këto fjalë të mos jenë të vërteta ndërsa e konsideron reformën në drejtësi si të dhimbshme, të ngadaltë, jo perfekte por të nevojshme për Shqipërinë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në një reagim në Twitter.

Një deklaratë kaq e fortë nga ambasada amerikane vjen një kohë kur SHBA-të janë investuar për reformën në drejtësisë prej më shumë se 4 vite. Qëndrimi zyrtar i ambasadores Kim vë në pikëpyetje një marrëveshje të mundshme mes partive politike në Shqipëri, për të mos i dhënë drejtësisë forcën e duhur për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pak më herët ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e tre prokurorëve të rinj të Strukturës Speciale të AntiKorrupsionit. Zyrtarja amerikane thotë se tashmë nevojiten dhe tre prokurorë të tjerë për t’u plotësuar organika Zyrës Speciale të Prokurorisë.

Znj. Kim me këtë rast ka bërë apel për përshpejtimin e reformës në drejtësi dhe konstituimin e dy institucioneve që janë pjesë e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë.

“Urime tre prokurorëve të betuar sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të emëruar në Zyrën Speciale të Prokurorisë. Pres emërimin e tre prokurorëve të tjerë për plotësimin e Zyrës Speciale të Prokurorisë. Progresi në reformën e drejtësisë duhet përshpejtuar hap pas hapi”, shprehet ambasadorja Kim.

Lexoni gjithashtu: 

“Marrëveshje për të vrarë drejtësinë”, Rama mbështet Yuri Kim: Ferri është bosh, djajtë janë këtu

Marrëveshje prapa krahëve? Basha i përgjigjet Kim: Çdo ndryshim ligjor nga ky parlament është i paligjshëm

 


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER