Deklarata e Yuri Kim për reformën në drejtësi, Andoni: SHBA ka burime që ne nuk i kemi, po rishfaqen kulisat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reforma në drejtësi ka rikthyer vëmendjen e faktorit ndërkombëtar mbi politikën shqiptare. Përmes një postimi në Twitter ditën e djeshme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim hodhi dyshime se një marrëveshje e fshehtë pas krahëve sipas saj, mund të vrasë reformën në drejtësi. Pas kësaj deklaratë pasuan të tjera nga mazhoranca dhe opozita, të cilat fajësonin njëra-tjetrën për ngecjen e reformës.

Gazetari Ben Andoni, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se politika shqiptare ka tentuar të kapë reformën në drejtësi. Sipas tij, deklarimi i djeshëm i ambasadores së Shteteve të bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kishin të bënin me këtë tentativë të vazhdueshme të klasës politike për ta bllokuar drejtësinë.

“Edhe pse sot që kanë filluar punë disa struktura në sistemin e drejtësisë, akoma s’e kanë fuqinë e duhur për të sjellë ndryshim dhe nga këtu ka filluar edhe ajo që znj. ambasadore e plasi dje dhe kur e thotë ambasadorja, nuk është më metaforë, është një konstatim nga burimet që ata i kanë dhe ne nuk i kemi.

Ndryshimet e Kushtetutës bëhen në parlament, por kur nuk ke një forcë të madhe politike në kuvend si PD, atëherë këto ndryshime bëhen jashtë.

Duket që ato kulisa të fshehta që ne nuk i dimë po rishfaqen në politikë. Kushtetuta shqiptare është arnuar 17 herë, e kuptoni sa e vështirë është të bëhen ndryshime në kushtetutë pa pasur një kushtetutë të re?

Ajo që ambasadorja thotë është se duhet të ketë predispozitë të pastër për të mbyllur reformën në drejtësi, pasi ajo do të sjellë gjithë të tjerat nga pas por ne e dimë se para se këto të bëhen ka marrëveshje jashtë parlamentit”, tha z. Andoni.


Etiketimet

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën se shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER