Çfarë e pengon konsensusin për reformën zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi për reformën zgjedhore as më 31 maj, datë e vendosur si afati i fundit për hartimin e një drafti që do t’i kalonte më pas për miratim parlamentit.


Gazetari i Euroenews Albania, Ervin Koçi analizoi me Esmeralda Mulajn në Goodmorning Albanians gjithë ecurinë dhe pengesat që palët kanë ngritur për zgjedhjet.

Deri të dielën, mendohej se palët kishin gjetur njëfarë konsensusi, por palët i theksuan ndasitë mes tyre në momentin kur nisi të diskutohej metodologjia që do të përdorej në administrimin e zgjedhjeve në rastet kur në terren do të dështonte aplikimi i teknologjisë në identifikimin e votuesve.

“Mazhoranca theksoi se nëse do të kishte dështim gjatë ditës së zgjedhjeve do të vazhdohej me mënyrën tradicionale të identifikimit, pra përmes listave të gjendjes civile, por pika ndarëse me opozitën ishte se kush do ta administronte këtë proces,” – tha gazetari Koçi, i cili shtoi se opozita kishte kërkuar administrator zgjedhor nga KQZ-ja dhe vëzhgues nga parti politike, propozim që u hodh poshtë nga mazhoranca, e cila ka kërkuar administratë e depolitizuar.

Në këtë situatë përfaqësuesi Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri nënkuptoi sërish se mazhoranca i ka votat për ta kaluar vetë reformën në parlament.

Gazetari i Euronews Albania, kujtoi faktin se mazhoranca ka treguar se i ka mbi 84 vota në Kuvend ku për shembull për zgjedhjen e kryeprokurorit apo anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë bërë mbi 100 vota.

“Votat i ka, por se sa qetësi politike do të sjellë miratimi i njëanshëm, mbetet për t’u parë në vijimësi, pasi miratimi me konsensus i reformës zgjedhore është një nga 15 kushtet e Brukselit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE,” – tha Koçi.

PD propozoi në ditët e fundit që Gjykata Kushtetuese të merrte rolin e Kolegjit Zgjedhor në zgjedhje.

Ekspertët e Kuvendit nuk janë shprehur ende për këtë çështje dhe kushtetueshmërinë, ndërkohë që pritet që tashmë të informohet Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore mbi ecurinë e dialogut.

Edhe pse 31 maji u tejkalua, dialogu në tryezën zgjedhore pritet të vazhdojë punën, pasi është një organ tejet jetësor për plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli.

Koçi tha se me gjasa puna do të vijojë më tej pas një presioni që mund të bëjnë sërish ndërkombëtarët.

 

Lexoni gjithashtu:

Eksperti ligjor: Paraja thelbi i problemit të zgjedhjeve, s’dihet kush i sponsorizon ofertat elektorale të partive

Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet

Reforma zgjedhore, PD propozon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve

Damian Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik






Etiketimet

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...


TË FUNDIT

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER