Nga sot hiqen oraret e lëvizjeve në të gjitha zonat, hapen kufijtë tokësorë, kopshtet dhe çerdhet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke nisur nga dita e sotme kufizimi i orarit të lëvizjes do të hiqet si për njerëzit ashtu edhe për gjitha bizneset në të gjitha zonat e vendit.

Kopshtet dhe çerdhet do të rihapen sot për të mirëpritur të vegjlit, ditë që përkon edhe me festën e tyre të 1 Qershorit.

Por tek prindërit ekziston ende frika nga rreziku i infektimit nga coronavirus, edhe disa thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, ndërsa të tjerë për shkak të kësaj frike nuk do t’i çojnë fëmijët në çerdhe e kopshte.

Në masat lehtësuese që nisin nga sot janë dhe hapja e kufijve tokësorë pa detyrim vetë karantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

Gjithashtu, sot do të hapet dhe plazhi për hapësirat e hoteleve, ndërsa zonat publike do të jenë të hapura nga 6 qershori.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me operatorët turistik në Vlorë ditën e djeshme publikoi mënyrën e re të aplikimit që duhet të bëjnë bizneset e shërbimit për të vijuar aktivitetin e tyre.

Z. Klosi njoftoi se sezoni këtë vit do të zgjatet deri më 15 nëntor. Ministri theksoi se kohëzgjatja e sezonit bëhet për t’u dhënë mundësi operatorëve turistikë që të balancojnë humbjen e kohës nga pandemia e COVID-19.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER