Pezullimi i gjyqtarit të vetingut Luan Daci, përcaktohet trupa gjykuese e apelit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhimitër Lara, Nure Dreni dhe Nertina Kosova do të jenë trupi gjykues që do të shqyrtojë apelin e pezullimit nga detyra e gjyqtarit të vetingut, Luan Daci, teksa seanca e parë do të zhvillohet më 5 qershor, ora 14:30.

Pas një kallëzimi të ngritur më 17 janar të këtij viti nga prokurori Besnik Cani, u konstatua se më 24 dhjetor 1997 Luan Daci qe shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për paaftësi dhe shkelje ligjore.

Shkarkim të cilin Daci nuk e kishte pasqyruar në jetëshkrimin e tij, pasi në të kundërtën kjo do ta penalizonte në emërimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

KPA është trupa e dytë e procesit të vetingut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.

Pas verifikimeve, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pezulloi më 24 maj Dacin nga detyra, pezullim që nga ky i fundit u apelua.

Ky vendim ka ngritur mjaft debate për sa i përket reformës në drejtësi, pasi juristë dhe opinionistë të ndryshëm kanë ndarë mendimin se rasti i Dacit mund të vërë në diskutim vendimet e marra nga procesi i vetingut.

 

Lexoni gjithashtu:

Vetingu në pikëpyetje, pas pezullimit të gjyqtarit Luan Daci, KPA do të riorganizojë seancat

Vishaj: Daci t’i hapë rrugë zëvendësimit të tij, të dorëhiqet nga KPA-ja

Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut

Ekskluzive l A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta

Pezullimi i gjyqtarit të KPA, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Vihet në dyshim vendimmarrja e deritanishme


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER