Rama mohon akuzat për pushime luksi në Francë: Sa për reformën zgjedhore, ne e bëmë punën tonë brenda afatit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos flasë për reformën zgjedhore dhe ato që i quan dezinformime rreth saj, teksa thekson se mazhoranca ka bërë punën e vet duke respektuar afatin e vendosur, 31 maj.

“Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shton kryeministri në një postim në Twitter.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se ai kishte fluturuar me charter në Paris gjatë fundjavës, ku kishte shpenzuar 100 mijë euro.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe ‘shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë’ ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë”, shkruan kreu i qeverisë.

Në një deklaratë të Partisë Demokratike një ditë më parë akuzohej kryeministri Edi Rama se ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, zgjedh të kalojë fundjavën në Paris.

“Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhëtimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?” thuhej në deklaratën e PD.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER