Hapet sezoni turistik; plazhet me hotele bosh, rezervimet janë anuluar për shkak të pandemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sektori i turizmit në Shqipëri është dëmtuar rëndë gjatë këtij sezoni, pasi 60% e turistëve i kanë anuluar rezervimet dhe pjesa tjetër është ende pezull.

Sipërmarrësit e kësaj industrie po përballen me periudhën më të errët, pasi dëmet janë shumë të mëdha, sidomos nëse përmendim zonat përreth Adriatikut, të cilat u goditën edhe nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar.

Turizmi shqiptar po përjeton padyshim periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, megjithatë nga kjo e hënë plazhi është i lejuar vetëm pranë hoteleve.

Por hyrja në fuqi e kësaj mase lehtësuese i gjen bosh thuajse të gjithë hotelet në vijën bregdetare. Prenotimet e kësaj periudhë janë anuluar me herët për shkak të pandemisë. Operatorët flasin për një sezon mbijetesë, ndërsa këtë vit do të luajnë kartën e turizmit patriotik.

Protokolli kundër coronavirusit, detyron më pak pushues në çadra e klientë në restorante. Operatorët turistikë në Durrës janë të përgatitur për një vit mbijetese. Hapja e kufijve me vendet e rajonit është shpresa e operatorëve turistikë për të pasur më shumë pushues.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER