Mesazhet në muret e Tiranës kundër dhunës seksuale: Ti ke motra, nuk je vetëm!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Historia e dhunimit seksual të minorenes 15-vjeçare nga roja i shkollës, ka shkaktuar tronditje të opinionit publik. Por, përtej rasti më të fundit, viktima të dhënës seksuale në vendin tonë janë me dhjetëra gra dhe vajza.

Në muret e qytetit të Tiranës janë shkruar mesazhe denoncimi mbi dhunën seksuale dhe sistematike që  vajzat dhe gratë përjetojmë në Shqipëri.

Përveç dhunuesve që janë fajtorë të drejtpërdrejtë, krim i disafishtë u bëhet nga braktisja e instancave shtetërore, ekspozimi dhe denigrimi mediatik, si dhe në tërësi nënshtrimi i një shoqërie patriarkale që përballë dhunës vendos gjithmonë të hesht.

Në mesazhet e grupeve feministë, bëhet thirrje për solidaritet dhe bashkim në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më ndaj askujt dhe vajzat dhe gratë të trajtohen me dinjitet dhe të respektohen në mënyrë të barabartë.

“Derisa të mos druhemi të dallojmë dhunuesin dhe krimin, derisa drejtësia të vihet në vend dhe derisa të kemi një shoqëri më të mirë për vajzat dhe gratë! Deri atëherë dhe gjithmonë, bashkë e të zëshme! Heshtja nuk na mbron”, është apeli i grupi të njohur si “Kolektivi Feminist”.

 

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER