Ardian Çapja dyshohet se u qëllua me snajper nga një kodër përballë biznesit të tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ardian Çapja dyshohet se u qëllua me snajper nga një kodër rreth 700 metra në lujglindje të biznesit të tij në Elbasan.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raportoi nga Elbasani se autoritetet dyshojnë se atentatorët e kanë ruajtur në distancë 55-vjeçarin Çapja dhe më pas rreth orës 9:30 minuta të së hënës e kanë qëlluar në shpatull me një pushkë snajper.

Pasi është qëlluar, Çapja është rrëzuar përtokë duke lënduar dhe pjesën e kokës. Sidoqoftë ai i ka mbijetuar atentatit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë atentatorët janë larguar me një makinë në periferi në drejtim perëndimin për nga zona e Fushë-Mbretit, rreth 3 kilometër larg nga vendngjarja.

Autoritetet po mundohen të kuptojnë përmes pamjeve filmike itinerarin që ata kanë ndjekur.

Çapja aktualisht mbetet i shtruar nën masa të rrepta sigurie në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Dyshimet e policisë për arsyet e atentatit janë për konflikte të vjetra që kanë shoqëruar prej vitesh familjen Çapja.

Në vitin 2017 Çapja ka qenë shënjestër edhe i dy atentateve të tjera. Familja e tij është e njohur për përplasje me grupe të tjera të Elbasanit ndërsa në muajin shkurt policia i kërkoi justifikimin e pasurisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Ardian Çapja i mbijeton atentatit të tretë, policia masa të forta sigurie në spital

Brenda javës OFL-ja ka dërguar 9 kërkesa te subjektet problematike për justifikim të pasurisë


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER