Balla i përgjigjet Metës për KLSH-në: Mekanizmi zhbllokues nuk është uzurpues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë etiketimin nga Presidenti Ilir Meta si “mekanizëm uzurpues” të propozimit të mazhorancës për të komanduar një zëvendëskryetar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Aktualisht kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, i ka mbaruar mandati, por të drejtën për të propozuar kandidatura e ka vetëm Presidenti.

Javën e shkuar Meta propozoi Arben Shehun për kryetar dhe denoncoi atë që ai e quajti përpjekje të mazhorancës për të kapur këtë institucion pas 3 kandidaturash të tjera të refuzuara më parë.

Mazhoranca ka propozuar shfuqizimin e normës ligjore që mban në detyrë kreun aktual të KLSH-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe shtimit të postit të zëvendëskryetarit, zëvendëskryetar i cili mund t’i kaloeht për t’u emëruar Komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Në një koment për mediat të hënën, Balla refuzoi të komentonte figurën e Shehut dhe theksoi se vlerësimin e kandidaturës së tij do ta bëjë Komisioni për Ekonomi dhe Financa.

Balla këmbënguli se “mekanizmat zhbllokuese” të propozuara nga socialistët “nuk janë mekanizma uzurpuese” dhe se nuk e kuptonte Metën se përse nuk ka ndjekur afatet e caktuara në kohë për propozimet.

Shehu është kandidatura e katërt që Meta i dërgon parlamentit. Në të shkuarën janë refuzuar Bahri Shaqiri, Vitore Tusha dhe Petraq Milo, ku ky i fundit edhe pse ekspert në ekonomi nuk u vlerësua i denjë për të drejtuar KLSH-në.

 

Lexoni gjithashtu:

Meta denoncon përpjekjen për të uzurpuar KLSH-në, apel kreut aktual të mos u bindet urdhrave

Meta i dërgon Kuvendit propozimin e katërt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Komisioni i Ekonomisë rrëzon Metën, refuzon Petraq Milon për KLSH-në


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER