Agjencia evropiane e mjedisit: Shqipëria përmirëson cilësinë e ujrave të plazheve, por mbetet e parafundit në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia evropiane e mjedisit publikoi raportin e vitit 2019 mbi cilësinë e ujrave të plazheve në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë dhe Zvicrën, dy vende që marrin pjesë prej vitesh në vlerësimin vjetor që mundëson informimin e qytetarëve me cilësinë e ujrave të plazheve të vendeve ku zgjedhin të kalojnë pushimet.

Numri i plazheve ku bëhen matje të rregullta për ndotje bakteriologjike të ujrave, që dëmtojnë shëndetin, sipas kritereve të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, rritet cdo vit në Evropë, ku tashmë numërohen rreth 22 300 të tilla, prej të cilave 119 në Shqipëri.

Vlerësimi ndahet në ujëra me cilësi të shkëlqyer, të mirë, të mjaftueshme dhe të varfër, apo të dëmshme për shëndetin në lidhje me këtë të fundit. Matjet bëhen çdo vit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, gjatë sezonit të pushimeve, sipas të njëjtave kritere të caktuara në nivel evropian.

Ndërsa në Bashkimin Evropan cilësia e shkëlqyer e ujërave është në një mesatare prej rreth 85%, në Shqipëri ajo është rreth 60%, duke u renditur në vendin e parafundit në listë, para Polonisë. Shqipëria numëron vetëm 70  plazhe me cilësi të shkëlqyer në vend.

Rreth 22%, ose 26 plazhe hyjnë në kategorinë e cilësisë së mirë, ndërsa rreth 4% ose 5 prej tyre, janë vlerësuar me cilësi të mjaftueshme. Për rreth 10% të plazheve nuk ka të dhëna.

Shqipëria ka shënuar përparime ndërkohë, pasi sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, brenda katër vitesh vendi ka ulur në 6%, ose në vetëm 7 plazhe, kategorinë e ujërave të varfër, apo të dëmshëm për shëndetin, të cilët në vitin 2015 shënonin rreth 40% të plazheve në vend. Kjo në raport falë ndërtimit të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza këto vitet e fundit.

Vlerësimi shoqërohet gjithashtu çdo vit me një hartë në faqen zyrtare të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ku të gjithë mund të identifikojë plazhet apo zonat e preferuara, për të parë cilësinë u ujrave në ato vende.

 

Cilësia e ujrave në Shqipëri në vitin 2019 sipas Agjensisë Evropiane të Mjedisit:

 

Cilësi e shkëlqyer: 70 plazhe, (58.8%)

 

Cilësi e mirë : 26 plazhe (21.8%)

 

Cilësi e mjaftueshme: 5 plazhe (4.2%)

 

Cilësi e varfër: 7 plazhe (5.9%)

 

Nuk ka të dhëna: 11 plazhe (9.2%)

 

Gjithsej: 119 plazhe


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER