Eksperti i integrimit Gjipali: Presidenca e Gjermanisë thikë me dy presa, duhet angazhim konkret nga Shqipëria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv Lëvizjes Evropiane për Zhvillim në Shqipëri analizoi për Euronews Albania perspektivën e integrimit të Shqipërisë ku përpara është publikimi i kornizës negociuese dhe marrjen në korrik të presidencës së BE-së nga Gjermania.

Korniza negociuese është një dokument teknik që prezantohet nga Komisioni Evropian dhe tregon hapat që do të ndiqen gjatë negociatave, cilat kapituj të bisedimeve do të hapen të parat dhe se si do të vendosen në kohë këto bisedime.

Gjipali i tha gazetares Esmeralda Mulaj se dokumenti është i rëndësishëm sepse i bën me dije shtetit shqiptar “se kur duhet të fillojë përgatitjet më të mëdha nga ana teknike për të vazhduar këtë proce”.

“Politikisht negociatat do të hapen me konferencën e parë ndërqeveritare ku nga njëra anë do të jetë BE-ja me vendet anëtare dhe nga ana tjetër Shqipëria. Teknikisht pas prezantimit të kornizës negociuese procesi do të jetë gati dhe topi mund të themi i mbetet Shqipërisë dhe vendeve të tjera anëtare për të vlerësuar se sa i ka plotësuar parakushtet vendi ynë” – tha Gjipali, i cili theksoi se për të arritur te konferenca ndërqeveritare Shqipëria ka si parakushte kryesore kryerjen e reformës zgjedhore dhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

Shqipëria ka tashmë një ekip negociator të drejtuar nga Zef Mazi, i cili u vlerësua nga Gjipali si “zgjedhje e mirë” si një diplomat karriere që “e njeh mirë edhe administratën shqiptare”.

Mirëpo për pjesën tjetër të ekipit, Gjipali theksoi se është vendosur të jetë ekip politik me zëvendësministra e jo ministra.

“Pjesa tjetër e ekipit e përbërë nga zëvendësministrat e politizon procesin dhe me sa duket është zgjedhur varianti i procesit me eksponentë politikë, por do të ishte mirë që të kishin qenë vetë ministrat. Model tjetër do të kishte qenë një proces jopolitik, në të tillë mënyrë procesi i negociatave të ishte më i qëndrueshëm nga ana strukturore dhe të mos ishte i varur nga ndryshimet politike,” – analizoi Gjipali duke shtuar se mbetet për t’u parë se si do të vijojë më tej puna pasi gjërat mund të ndryshojnë edhe më tej.

Eksperti i integrimit evropian këmbënguli se procesi është i gjatë dhe kërkon marrëveshje politike të gjithanshme dhe gjithëpërfshirje.

“Fatkeqësisht nuk jemi në këto kushte edhe pse ka sinjale, me reformën zgjedhore se gjërat po shkojnë drejt kësaj pike,” – tha Gjipali teksa mori si shembull Kroacinë, e cila u integrua përmes metodës së një ekipi negociator me ekspertë, profesorë dhe ish-diplomatë.

Në vjeshtë nga Komisioni Evropian pritet një progresraport për Shqipërinë, raport që konsiderohet i padiskutueshëm për analizat e tij.

“Në rast se do të kemi raport pozitiv, që do të vlerësojë dhe parakushtet, atëherë edhe vendet anëtare do ta kenë më të lehtë për të dhënë dakordësinë për hapjen e konferencës ndërqeveritare, por duhet parë edhe kalendari kohor, vitin tjetër kemi zgjedhjet parlamentare. Siç kemi parë nga historia e procesit të integrimit evropian, asnjëherë nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme 6 muaj përpara zgjedhjeve, pra kemi një hapësirë kohore jo shumë të gjerë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare ku vjeshta është afati maksimal më pas do të jetë e vështirë për të marrë dritën jeshile pasi më vonë Kuvendi do të ketë nisur parafushatën,” – tha Gjipali duke vlerësuar marrjen në korrik të presidencës së radhës së BE-së nga Gjermania si pozitive për integrimin.

Mirëpo Gjipali shtoi se kjo presidencë mund të cilësohet si thikë me dy presa pasi megjithëse Gjermania është një nga vendet mbështetëse të zgjerimit, është vendi që i ka vendosur kushtet Shqipërisë. Për këtë arsye angazhimi i vendit tonë sipas duhet të jetë më serioz.

 

Lexoni gjithashtu:

Rruga drejt integrimit, Tirana dhe Shkupi mësojnë sot kornizën negociuese me BE-në

Zef Mazi kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Rama: I gatshëm të ulem në një tryezë me Metën e Bashën


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER