Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në vendin tonë.
Sipas faqes EMSC (Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane), lëkundjet me magnitudë 4,5 të shkallës Rihter kishin epiqendër detin Adriatik, 34 km në veriperëndim të Tiranë, në thellësi 2 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Krujë.
Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Që nga tërmeti 6,4 ballë i shkallës Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit që shkoi, pasgoditje të shumta me intensitet më të ulët, janë ndjerë veçanërisht në zonën përreth Adriatikut.