Shoqatat e transportit ultimatum qeverisë, të ulen taksat ose më 15 qershor nuk rifillojnë punën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shoqatat e transportit i kërkuan të hënën qeverisë një paketë të veçantë ndihme me lehtësim nga taksat në të kundërtën do të nisin protestat dhe nuk do të fillojnë punën pas datës 15 qershor.

Në një tubim që u zhvillua mëngjesin e sotëm përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit 10 shoqata këmbëngulën se nuk kanë në plan të rrisin çmimin e biletave, por i kërkojnë qeverisë që të ulin pragun e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe heqjen e akcizës së naftës për shërbimin e transportit.

Ata bllokuan përkohësisht edhe rrugën Abdi Toptani, çka kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë për të rimundësuar qarkullimin.

Të dielën qeveria vendosi që pas datës 15 qershorit të lejojë rinisja e aktivitetit të transportit publik urban dhe ndërqytetas, por me masa të shtuara sigurie për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Kjo i detyron autobusët të qarkullojnë me numër të reduktuar udhëtarësh dhe  sipas shoqatave të transportit mund t’u shkaktojë atyre faliment.

Shoqatat ankohen se transporti nuk është trajtuar me asnjë paketë ekonomike lehtësuese nga qeveria veç ndihmë financiare për mbylljen e aktivitetit.

Ata denoncuan se në një treg me konkurrencë të pandershme, qeveria duhet t’i përkrahë me ulje të TVSH-së nga 20 për qind në 6 për qind dhe heqje të akcizës së naftës, e cila sipas tyre rrit më shumë kostot.

 

Lexoni gjithashtu:

Rifillimi i transportit publik, Eltar Deda jep detaje: Nuk do ketë rritje çmimesh, maskat të detyrueshme


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER