Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar vendosi të premten të kthejë për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Apeli vlerësoi se “në Gjykatën e Shkallës së Parë ishte ndryshuar cilësimi i veprës penale dhe ishte ngritur akuzë e re pa i lënë kohë të pandehurve të njihen me të, të mbrohen apo të paraqesin prova të reja”. Për këtë vendosi të prishë vendimin e dhënë nga kjo gjykatë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me trupë tjetër gjykuese.

Në Shkallën e Parë, ndaj ish-ministrit prokuroria pati kërkuar dënim me 12 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mirëpo në shtator të vitit 2019, kur shpalli vendimin, gjykata e rikualifikoi akuzën dhe e dënoi atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim që u kthye në 3 vite e 4 muaj shërbim prove për shkak të gjykimit të shpejtuar.

Rreth një orë pasi iu komunikua vendimi, Tahiri doli përpara mediave ku tha se ishte marrë “vendim i padrejtë” dhe se “betejën për pafajësi” ai “do ta vijojë deri në fund”.

“Pas 3 vitesh duhet të merrte një drejtim kjo çështje, rikthimi në pikën zero është padrejtësi, sipas aksiomës drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Beteja fillon nga e para. Gjykata tha se prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ndjekjen penale, se cilat janë këto nuk e di,” – u shpreh Tahiri dukshëm i emocionuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për ish-ministrin Tahiri, 26 qershor 2020.“Ju garantoj, nuk kam bërë asnjë faj, kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. I ika edhe mandatit të deputetit për t’u përballur si qytetar dhe jo si ato vemjet që janë përballur si pushtetar me drejtësinë, por ju siguroj se këmbët e mia mbajnë dhe pa pushtet!” – tha ish-ministri teksa këmbënguli se nuk do t’i shkojë më çështjes së tij me “gjykim të shkurtuar”, por do ta kërkojë deri në fund “pafajësinë”.

“Pothuajse çdo javë i dërgoja Presidentit letër për gjyqtarë që sipas drejtuesve të policisë kishin shkelur ligjin. Nuk kam bërë asnjëherë kompromis me askënd për atë që kam besuar,” – shtoi Tahiri duke rezervuar opinionet rreth “drejtësisë së re” me një koment të thjeshtë se gjyqtarët e çështjes së tij ishin “me veting”.

Që prej fundit të vitit 2017-të, Tahiri është akuzuar nga prokuroria se në bashkëpunim me ish-drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çela, ka favorizuar në së paku 4 raste grupin e Moisi Habilajt për të trafikuar drogë.

Habilaj në vitin 2017 u dënua me 15 vite burg në Itali, por në muajin maj u kalua në arrest shtëpie pasi çështja e tij po rishqyrtohet në apel.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata italiane liron nga burgu kushëririn e ish-ministrit Tahiri, dënuar me 15 vite për trafik droge

Dorëzohet ish-drejtori i policisë Jaeld Çela, u dënua për shpërdorim detyre bashkë me ish-Ministrin Tahiri

Shkarkohet gjyqtarja e Saimir Tahirit, Nure Dreni nuk mundi të kalojë filtrin e vettingut

Plotësohet trupa për gjyqin ndaj Saimir Tahirit, Dhimitër Lara nuk ka konflikt interesi

Etiketimet

Ende pa autor sulmi me tre të vrarë në Deçan, jashtë rrezikut i plagosuri

Me gjithë impenjimin maksimal të policisë së Kosovës, ende nuk është arritur të zbardhet asgjë mbi sulmin me armë ndaj një autobusi në fshatin...

Demokratët festojnë sot Pavarësinë dhe Çlirimin, Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën...

Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Rama: Vepër historike për Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës e cilësoi atë një vepër historike jo vetëm për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER