Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi prej disa ditësh i shtruar në spitalin infektiv i prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës mjeku ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.
“Prof. Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për miqtë dhe kolegët për humbjen e madhe.
Ajo shprehet se me gjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.
Ndërkohë tre persona të tjerë kanë humbur jetën sot duke e çuar numrin total të viktimave që ga fillimi i pandemisë në 63.
Lexoni gjithashtu: