Ministria e Arsimit ka caktuar datën 30 korrik për zhvillimin e zgjedhjeve në universitete. Ishte vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila përmes një postimi në Facebook bën me dije se kishte zhvilluar sot një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët i kishin shprehur pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete.
“Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.
Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë.
Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020”, shprehet ministrja.
Ministrja Shahini thekson se sot më shumë se kurrë IAL-të duhen udhëhequr nga akademikë me integritet.
Lexoni gjithashtu:
Shtyrja e zgjedhjeve në universitet, Shahini sulmon PD dhe i njeh meritat Presidentit
Shtyrja e zgjedhjeve, PD thirrje Ramës: Mbaji larg duart nga universitetet
Situata nga COVID-19, Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete