Publikimi i emrave të pedofilëve, KQZ miraton mbledhjen e firmave për projektligjin e ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nisma për krijimin e një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbledhjen e 20 mijë firmave.

Ky propozim lidhet ngushtë me mbrojtjen e viktimave nga abuzimi seksual dhe ka si qëllim bërjen publike të të gjithë autorëve të krimeve.

Ditën e sotme KQZ miratoi fletën tip, përmes së cilës nismëtarët e projektligjit do të mund të mbledhin firmat për t’i hapur rrugë propozimit të tij në kuvend. Por KQZ shtoi disa këshilla.

“Kanë të bëjnë me titullin, numrin e kartës së identitetit apo pasaportës dhe me riformatimin e faqes nga mbrapa të fletës tip”, bën me dije KQZ.

Kjo nismë erdhi pas bërjes publike të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru. Pas protestave dhe thirrjeve për mbrojtjen e viktimave të dhunës, duket se po ndërmerren hapa konkretë.

Kërkesa në KQZ u bë nga përfaqësuesja e nismës ligjvënëse dhe e Qendrës Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Lurasi; Ines Leskaj përfaqësuese e shoqatës “Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri” si dhe Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Ti nuk je vetëm’, qytetarët marshojnë kundër dhunës dhe abuzimeve në shoqëri

 Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, Fatma Haxhialiu: Të veprojë ligji që të mos shkohet në vetëgjyqësi, kastrim pedofilëve

Marshim kundër dhunës, Iris Luarasi: Ka ardhur koha që mos të fajësohet viktima, por ai që kryen krimin


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER