Nisma e Halim Kosovës, konsulta gjinekologjike falas për gratë në rrethe: Do bëj maksimumin për t’i ndihmuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Halim Kosova ka nisur tur në zonat e varfra të vendit për të ndihmuar nënat shtatzënë të kenë lindje sa më të shëndetshme dhe pa probleme. Ai është zotuar t’i asistojë ato falas për të gjitha shqetësimet. Nisma filloi në Fushë-Arrëz dhe do të vijojë çdo fundjavë në zona të tjera të vendit.

Kosova ishte i ftuar në studion e Euronews Albania dhe i foli gazetares Esmeralda Mulaj për nismën e tij. Ai tha se në rrethe ka mangësi të mëdha në personel dhe kushte dhe se kontributi që ai ka marrë përsipër të japë është edhe në rrafshin e mbledhjes së të dhënave që mund të ndikojnë në ndryshimin e politikave shëndetësore.

“Bëra një përllogaritje ku konstatova si problem mungesë personeli dhe kushtesh, pas kësaj vendosa të shkoj në zona ku nuk ka mjekë. Shkoj pasi bëj një njoftim paraprak 3-4 ditë përpara përmes punonjësve të qendrave shëndetësore,” – tha Kosova duke shtuar se puna e tij në terren do të ndihmojë të mbledhë informacione të sakta, të cilat mund të shërbejnë edhe për mirëdrejtimin e politikave shëndetësore.

“Nuk mendoj se një Halim do dali në gjithë Shqipërinë e do ta rregullojë situatën, por do jap një shembull se çfarë mund të bëhet duke mirëmenaxhuar sistemin shëndetësor. Të grumbullohen njerëzit në Tiranë ku të mos ketë as karrige për t’u ulur në spital dhe të gjitha zonat rrinë bosh, është e pafalshme, këtë e kam ngritur si problem disa herë në komisionin e shëndetësisë kur bëja pjesë, nuk u bë gjë, tani do përvesh mëngët e do t’i shkoj deri në fund kësaj pune,” – u shpreh gjinekologu Kosova.

Mjeku i njohur tregoi një rast në rrethe ku një vajzë shtatzënë nuk kishte kryer asnjë analizë apo vizitë ekografike. Kosova u shpreh se me një instrument minimal prej 2,500 lekësh mund t’u jepej personelit mjekësor mundësia që të kryenin 100 analiza e të ndiqnin më mirë rastet e shtatzënive.

“Këtu nuk është problem leku, por organizimi dhe organizimi nuk kërkon investim, por dije, dashuri për punën, impenjim. Një mjekësi efektive nuk është e shtrenjtë, por për mjekësitë me korrupsion nuk mjaftojnë kurrë lekët,” – analizoi Kosova teksa pranoi se largimi i mjekëve nga Shqipëria është problem i trishtë që kërkon politika afatgjata për kushte më të mira pune.

Kosova tha se me forcat aktuale që shëndetësia shqiptare ka mundet ta përballojë fluksin e largimeve. Ai tha se kjo mund të bëhet me një politikë efektive dhe afatgjatë të kontrolleve sistematike të popullsisë.

“Pra duhet ngritur sistem se si të diktohen rastet. Depistimi i hershëm i grave është shumë i vlefshëm,” – u shpreh Kosova teksa shtoi se edhe mjeku i familjes mund t’i japë kontribut madhor situatës për të shmangur flukset e qytetarëve drejt Tiranës.

Mjeku i njohur tha se përgjithësisht u lë numrin e kontaktit qendrave shëndetësore dhe komunikon përmes Whats-App-it me vajzat shtatzëna që kërkojnë konsulta.

“Do bëj maksimumin për t’i ndihmuar këto vajza në zona të thella, sepse shëndeti riprodhues është baza e një shoqërie të shëndetshme,” – u shpreh i vendosur mjeku gjinekolog.

I pyetur rreth situatës së COVID-19, Kosova u emocionua kur përmendi humbjen e jetës së mjekut Arjan Prushi dhe bëri apel që qeveria të sigurojë personelin shëndetësor sidomos në kushtet kur virusi po jep shenja se do të vazhdojë të ketë valë të tjera në Shqipëri.

 

Lexoni gjithashtu:

Mjeku ndërron jetë nga COVID, Yuri Kim: Dha jetën në shërbim, do të kujtohet si hero


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER