Regjistrimi i tokave në bregdet, Shoqata e Pronarëve të Borshit, 6 kërkesa kryeministrit Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shoqata e Pronarëve të Borshit për Zhvillim i ka drejtuar një letër me 6 kërkesa kryeministrit Edi Rama, sa i takon nismës së regjistrimit të tokave dhe trojeve në bregdetin e Jugut.

“Pronat e Borshit janë përvetësuar nga pushtetarët dhe klanet e tyre mbështetëse shkruhet në letër, ndaj Shoqata kërkon nga qeveria hapjen e regjistrave të shtetëzimit të pronave nga sistemi komunist, për të bërë një ndarje të pronave të trashëguara dhe mbivendosjeve”.

Sipas tyre, Zyra e Kadastrës duhet të regjistrojë ata tituj pronësie që përputhen me përcaktimet e nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës, për të drejtën e pronës dhe shpronësimet, ndërsa duhet të shpallë të pavlefshëm aktet që bien ndesh.

Shoqata kërkon gjithashtu pezullimin e titujve që bien ndesh tërësisht ose pjesërisht me origjinën e fitimit të pronës, ndërsa duhet të ketë proces gjyqësor për vlerësimin e dokumenteve. Në vazhdën e kësaj kërkese, duhet të shpallen të pavlefshme aktet që bien ndesh me Kushtetutën dhe së fundmi, qeveria duhet të përcaktojë cilat prona duhen kompensuar.

Në letrën e vet, Shoqata e Pronarëve të Borshit për Zhvillim e cilëson përmbushjen e këtyre kërkesave si zgjidhje për disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në, pasi korrigjon vjedhjet dhe gabimet e kryera me pronat në këto 30 vite.

VKM për zonën e bregdetit të Jugut do të godasë burimin e korrupsionit të nisur në Kuvend pas 1991 dhe që ka vijuar në gjykata dhe administratën shtetërore, duke u konsoliduar në “mafie të trojeve turistike”, shkruhet në letrën e Shoqatës.

Në fund, ata kërkojnë edhe një takim me këshilltarin juridik të kryeministrit, për të diskutuar më tej mbi këtë çështje.

 

Lexoni gjithashtu:

Dorëhiqet pas një muaji në detyrë kreu i Kadastrës së Vlorës, drejtori i shtatë brenda 10 muajve që lë detyrën

“Unpublished” l Pronat në bregdetin e jugut, banorët: Po na grabisin tokën në emër të investimeve strategjike

Etiketimet

Eksperti i ekonomisë, Stringa propozon disa hapa për përmirësimin e situatës ekonomike në vend

Eksperti i ekonomisë, Hazmi Stringa tha për Euronews Albania se Shqipëria ka pësuar po të njëjtën tronditje ekonomike si Bashkimi Europian gjatë periudhës së...

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Bashkëpunimi i fortë BE-SHBA do të ndihmojë palët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell informoi një ditë më parë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së mbi raundin e...

Më 3 korrik pritet të zgjidhet kryetari i ri PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që mbajtja e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, të zhvillohet më 3...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER