Artistët në protestë kundër aktit normativ të ministrisë që ndalon muzikën pas orës 20:00

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin më të fundit për menaxhimin e situatës së coronavirusit në vend, duke mbyllur klubet e natës, diskot, dhe lounge baret, muzikantët mbajtën një protestë përpara kryeministrisë në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Artistët thanë se ndihen të penalizuar nga akti normativ, pasi me ndalimin e muzikës live pas orës 20:00, ata humbasin mjetin kryesor të jetesës.

Qeveria vendosi sot të mbyllë klubet e natës, diskotekat dhe ‘lounge-bar’-et duke paralajmëruar gjobitjen me 3 milionë lekë për cilindo sipërmarrës që nuk zbaton këtë vendim.

Po kështu është vendosur të ndalohet muzika për çfarëdolloj aktiviteti pas orës 20:00, gjë që nëse shkelet do të gjobitet me 1 milionë lekë.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbyllja e diskove dhe muzikës, pronarët e lokaleve: Do falimentojmë, 30 anulime për gjysmë ore

Qeveria mbyll klubet e natës pasi injorojnë masat anti-covid


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER