Nuk mbahet maska në ambientet e mbyllura, qytetarët kërkojnë ndihmë që të jepen falas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendimi për mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura nuk po respektohet nga qytetarët në Tiranë.

Në dyqane, biznese apo autobusë qytetarët nuk duhet të hyjnë nëse nuk janë të pajisur me maskë, por realiteti tregon të kundërtën.

Qytetarët të pyetur nga Euronews Albania thonë se blerja e një maskë çdo ditë është e papërballueshme për ta, ndaj edhe një pjesë e tyre kanë vendosur të përdorin maskat prej cope.

“Është e papërballueshme të blesh maskë çdo ditë, por prej cope mund ta bësh shumë mirë”, thotë një qytetare.

“Nuk është e përballueshme, po nuk kam çfarë bëj, do ta blej nga e keqja”, shton një tjetër.

“Goxha kosto, duket pak një mijë lek, po një mijë lek një maskë nuk është pak për njerëzit në nevojë se duhet të lëvizin shpesh jo vetëm një herë”, shprehet një qytetar.

Qytetarët thonë se në raste të veçanta duhet të ndërhyjë qeveria duke shpërndarë maska falas, qoftë edhe prej cope.

“Maska falas duhet të japë, se një copë leckë janë. Është gjynah mos të japësh maska falas”, thotë një i moshuar.

“Ka shumë njerëz të varfër këtu, të vjen keq. Qeveria shqiptare duhet t’i ndihmojë më të varfrit me maska dhe doreza”, thotë një qytetar italian.

 

Lexoni gjithashtu:

Mjeku Sulçebe: S’mund të presim imunitetin e tufës, duhen masa për parandalimin e infeksionit. Maska të jepen falas


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER