Banesat e dëmtuara nga tërmeti, propozohet shembja për 8 objekte në zonën e Kombinatit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëntë objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti në zonën e kombinatit dhe atë të ‘Astirit’ ishin pjesë e diskutimeve në këshillin bashkiak të Tiranës.

Pas një analizë të thelluar nga një grup ekspertësh u arrit në përfundim se 8 objekte do t’i propozohen këshillit bashkiak për t’u shembur dhe 1 për t’u rikonstruktuar.

Pallatet, të cilave kostoja e riparimit u shkon 70% e vlerës totale, do të rindërtohen nga e para. 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj njoftoi qytetarët për mënyrës së si do të procedohet.

“Do koordinojmë ditët kur do demolohen ndërtesat në prani të zjarrfikëseve dhe brigadave tona që do të bëjnë zbrazjen e këtyre banesave”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kjo ishte seanca e dytë dëgjimore e këshillit bashkiak të Tiranës për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER