Mars-prill niveli më i ulët i kriminalitetit në një dekadë, veprat penale dhe aksidentet u rritën pas karantinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shifrat e kriminalitetit në 6 mujorin e parë të vitit kanë pësuar luhatje, kjo për shkak të pandemisë e sidomos periudhës së karantinës, ku veprat penale dhe aksidentet u ulën ndjeshëm, ndërsa pas majit, ato kapërcyen në nivelet e mëparshme.

Marsi dhe prilli i këtij viti rezultojnë për policinë e shtetit muajt me nivelin më të ulët të kriminalitetit, të paktën, gjatë dekadës së fundit.

Kjo për shkak të periudhës së karantinës ku nga të dhënat zyrtare në muajt mars dhe prill numri i krimeve të regjistruara ra me rreth 40 % krahasuar me 1 vit më parë.

Megjithatë pas hapjes, në fund të majit dhe muajve qershor e korrik, krimi duket se është rikthyer në normalitet të plotë pasi janë regjistruar disa ngjarje të rënda dhe vrasje.

Pandemia dhe karantina ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në muajt mars prill zyrtarisht raportohet se numri i aksidenteve u ul në masën rreth 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me muajt janar-shkurt të këtij viti ku qarkullimi ishte i lirë para karantinës.

 Edhe në muajin qershor numri i aksidenteve ka ardhur në ulje dhe sipas specialistëve pritet që trendi të vazhdojë i tillë edhe në muajt korrik dhe gusht, për shkak se ndryshe nga vitet e kaluara, pandemia ka bërë që emigrantët shqiptarë të mos kthehen për të kaluar pushimet, duke ulur qarkullimin e mjeteve dhe rrjedhimisht edhe numrin e aksidenteve


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER